Një Juventus impresionues dhe me një dëshirë të madhe për t’u kthyer te suksesi në kampionat. Kjo ishte ajo që u pa sonte në sfidën e parë të Serie A ndaj Sassuolos.3-0, pastër dhe një lojë mbresëlënese.

Jo rastësisht goli i parë i sezonit të ri shënohet nga Di Maria. Prurja e bujshme e kësaj vere lëshon një perlë në minutën e 26-të, me portierin Consigli që nuk mund të bëjë asgjë.

Në fundin e fraksionit, ekipi i drejtuar nga Maximilliano Allegri dyfishon shifrat me penallti. Autori do ishte Dusan Vlahovic, futbollist ky që premton shumë për këtë edicion.

Po sulmuesi serb sapo fillon e dyta, bën atë që di të bëjë më mirë: Tjetër gol.

Sassuolo provon me forca të pakta që të mbyllë sfidën me dinjitet. Frattesi tentoi me një goditje brenda zonës, por mbrojtja juventine ishte e vëmendshme dhe largoi topin.

Kështu vijnë 3 pikët e para për skuadrën nga Torino, që synon titullin kampion këtë vit futbollistik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: