Chelsea pësoi disfatë 2-4 në shtëpi ndaj Wolves, në ndeshjen e Premier League. “Blutë e Londrës” realizuan të parët me Palmer, por u përmbysën brenda fraksionit, pas golit të Cunha-s dhe autogolit të Disasit.

“Ujqërit” thelluan shifrat me Cunhan në të 63-tën. Sulmuesi brazilian kompletoi tripletën në të 82-tën, duke shndërruar në gol një penallti. Deri në fund, Chelsea “tundi rrjetën” me Thiago Silvan por pa u futur dot në lojë. Skuadra e Pochettinos e sheh veten në vendin e 11-të, një vend më poshtë se Wolves.

Manchester United kaloi 3-0 West Ham në shtëpi. “Djajtë e kuq” treguan karakter në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, pas golit të Hojlund. Në pjesën e dytë, dopieta e Garnachos i vendosi “vulën” suksesit.

Me këtë rezultat, djemtë e Ten Hag koleksionojnë fitoren e dytë radhazi, duke shkuar në kuotën e 38 pikëve, në vendin e gjashtë. Djemtë e Moyes gjenden në vendin e shtatë me 36 pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: