Vijon prej 4-ditësh zjarri në Malin e Tomorrit. Era e madhe e mbrëmjes së djeshme dhe temperaturat e larta kanë bërë që zjarri të përhapet edhe më shumë.

Terreni shumë i vështirë malor ka vështirësuar mjaft punën e punonjësve zjarrëfikës për lokalizimin e zjarrit, ndërkohë që sot në ndihmë të zjarrëfikësve kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë.

Dy helikopterë kanë kryer gjatë ditës së sotme 24 hedhje uji nga lartësia në të dyja vatrat e zjarrit dhe janë duke vazhduar sërish por edhe kjo nuk ka mjaftuar që të neutralizohen vatrat e zjarrit që përhapen me shpejtësi nga era.

Burimet zyrtare nga Reparti Zjarrëfikës dhe ADZM konfirmojnë se deri më tabi janë djegur rreth 20 hektar pyllë me pisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb