Media TB24 ka publikuar pamje dramatike, që pretendon se janë nga sulmi terrorist në Moskë.

Disa burra të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake kanë hyrë në një sallë, duke shkaktuar frikë dhe tmerr tek të pranishmit.

Burrat më pas morën një grua dhe një burrë nga salla. Gruaja e marrë peng dëgjohet teksa ulëret.

Ndërsa, burrit i vendosin një qese në kokë. Më pas, shihet teksa drejtojnë armën tek ta dhe dyshohet se i kanë ekzekutuar.

Pamjet janë të vërtetë të rënda. Nuk ka një konfirmim nëse pamjet janë autentike apo janë nga një stërvitje ushtarake e nuk kanë të bëjnë me sulmin e armatosur të Moskës. Nga sulmi i ISIS në kryeqytetin rus humbën jetën së paku 137 persona, mes tyre 3 fëmijë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: