DURRËS

Familja Ruçi me origjinë nga Mirdita, e cila humbi jetën nën rrënoja në qytetin e Durrësit është përcjellë sot për në banesë të fundit. Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodiana Haxhiaj raporton se qindra qytetarë durrsakë, por edhe të tjerë kanë marrë pjesë në homazhe duke nderuar katër anëtarët e familjes, të cilët u shuan në mënyrë tragjike, duke lënë pas lot dhe trishtim tek të afërmit e qytetarët e mbarë vendit.

Tërmeti shkatërrimtar i të martës nuk kurseu askënd, ndërsa familjes Reçi i mbylli derën përgjithmonë. Me nderime sipas traditës, babai Eduard Reçi, 54 vjeç, nëna Dolora Reçi, 49 vjeç, vajza Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe djali Klaus Reçi, 21 vjeç u përcollën mes lotësh e dhimbjesh drejt banesës së fundit.

Foto Lajm 640x311
Foto Lajm 640×311

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: