Prezantuesja sportive, Eva Murati mbetet një prej femrave më të bukura të ekranit shqiptar.

Moderatoja është shumë aktive në rrjetet sociale, së fundmi edhe në TikTok ku bëhet pjesë e trendeve më të fundit të platformës. Ajo ka realizuar trendin viral në TikTok, “Date someone who’s normal”, duke e sjellë sipas versionit të saj.

Përmes versionit të saj, Eva Murati ka zbuluar se djemtë që jetojnë në Shqipëri nuk janë më tipi i saj.

Kujtojmë këtu,që moderatorja ka qënë në lidhje me djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genarin. Që kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka nguruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj asokohe. Ajo ka rrëfyer se është njohur me të kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes. Mirëpo, në 2019 ata i dhanë papritur fund lidhjes.

@evamurati

😅

♬ original sound – Excuse My Grandma


Moderatorja fshiu nga rrjetet sociale fotot e tyre, të cilat nuk ishin pak, sepse ajo ndante mjaft momente të lumtura me të dashurin, për ndjekësit e saj. Megjithatë, ajo nuk ka folur asnjëherë se çfarë ndodhi dhe pse u ndanë, duke konfirmuar në heshtje ndarjen.
Murati së fundmi ka zbuluar se ka marrë oferta tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali dhe ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin fqinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb