Flamuri kuqezi dhe simbolet kuqezi janë kthyer në modë. Paraqitjet e Kombëtares kanë zgjuar ndjenjën nacionaliste te shqiptarët, teksa të shumtë janë ata që shprehin mbështetjen e tyre edhe nga stadiume që nuk kanë të bëjnë shumë me vendin tonë.

Në Zvicër, në ndeshjen mes Basel dhe Servet, kamerat kanë fokusuar një tifoz të vogël te skuadrës së Basel, i cili mbante në dorë fanellën e Shqipërisë. Diçka e bukur, apo jo?

Kujtojmë që tek Basel luajti lojtari me origjinë shqiptare, Taulant Xhaka. Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho është pranë kualifikimit në Euro 2024, teksa në dy ndeshjet e mbetura mjafton një pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: