Lazio mundi minimalisht 1-0 Juventusin në Stadio Olimpico (Rome). Lacialët provuan të parët me Taty Castellanos, goditja e tij shkoi fare pranë portës. Sulmuesi tentoi sërish pak më vonë, pa rezultat. Felipe Anderson vendosi në provë Szczesnyn në të 26-tën, e menjëhershme përgjigja e portierit polak.

“Zonja e Vjetër”, pas një aksioni shumë të bukur, shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja tokazi e Chiesas u ndal nga Mandas. Në pjesën e dytë, ekipi i Igur Tudor dominoi në mbajtjen e topit, por hasi mjaft vështirësi në sulm, përballë një prapavije shumë mirë të vendosur.

Lazio futi në “kasafortë” 3 pikët falë golit të Marusic në shtesë, triumf ky që  dërgon skuadrën në vendin e shtatë me 46 pikë. Juvja është e 3-ta me 59 pikë.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: