Granit Xhaka protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar gol në ndeshjen e Arsenalit në Europa League ndaj Sporting. Lojtari është treguar i saktë në minutën e 19-të, duke mposhtur kështu portierin Adan dhe duke ndezur festën në Emirates.

Ky sezon ka qenë mjaft i mirë për Xhakën, pasi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Michel Arteta. Futbollisti me pasaportë zvicerane ka luajtur mbi 30 ndeshje këtë edicion në të gjitha kompeticionit, duke qenë një pikë kyçe e ekipit.

Xhaka luan për Arsenal që prej periudhës 2015-2016, kur u transferua nga skuadra e Borussias së Moenchegladbahut. Më parë, 30 vjeçari ka luajtur edhe për Basel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: