Pas fitores 7-1 kundër Salzburg në Champions, Bayern Munich rikthehet në Bundesligë duke dhuruar një blof të “vogël”. Ekipi i Nagelsmann ndalet në transfertë përballë Hoffenheim duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Baumgartner kaloi vendasit në avantazh në minutën e 32-të por atëherë kur ekipet po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, në minutën e 45-të i përhershmi Robert Lewandowski barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e dytë polaku i shkoi shumë pranë golit të dytë në një rast të pastër por Bayern mund dhe ta pësonte ku u desh një mrekulli i Neuer për të dalë me një pikë nga kjo transfertë.

Pas këtij takimi, Bayern vijon të qëndrojë i qetë në krye në kuotën e 60 pikë, 10 më shumë se B.Dortmund por verdhezinjtë kanë dy ndeshje më pak.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb