Kreu i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka denoncuar sot ndotjen e lumit Gjanica. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Baçi thekson se për këtë lumë u hodhën miliona euro, që u pajis me sistem filtrimi dhe pastrimi, ndërsa sot është i ‘pushtuar’ nga nafta.

“Po prokuroria, pse nuk fillon nje hetim, per kete krim mjedisor, shume te rende dhe mjafte te dukshem? Ndiqni videot, shikoni lumin Gjanica dhe pergjigjia eshte aty, prej shume vitesh tashme.”, shkruan demokrati, ndërsa ka publikuar dhe videon ku shihet nga afër se çfarë po ndodh në Gjanicë.

REAGIMI I BAÇIT
Pamje nga Gjanica sot, lumi qe pershkon Fierin mes per mes, lumi qe u hodhen miliona € per sistemimin e tij, lumi qe u investuan miliona € te tjera sistem filtrimi dhe pastrimi te ujit dhe qe u propagandua nga Subashi i emeruar i bashkise, si nje arrijtje e madhe.
E mbani mend Subashin, kur inaguronte kete sistem filtrimi dhe pastrimi?
E mbani mend kur thoshte qe ne ujin e paster te Gjanices do te kete peshq dhe mbi te do te fluturojne pulebardhat?
Shikoni Gjanicen tani dhe mendoni se sa genjeshtare te pandreqshem jane keta.
Pse nuk shqetesohet bashkia dhe kryetari i emeruar i saj, per ndotjen e madhe mjedisore dhe eren shume te rende, dhe te padurueshme qe po demton, shendetin e qytetareve si dhe floren dhe faunen?
Çfare interesash kane me kompanite nafte nxjerrese?
Perse jane kaq fuqi plote, keto kompani dhe rafinerite, qe derdhin pa pushim, mbeturina shume ndotese dhe te demshme?
A ka ndonje pergjigje Subashi, per kete? Po inspektoriati i mjedisit, Ministria e mjedisit dhe institucionet e tjera a kane ndonje pergjigje, per kete problem shume shqetësues ?
Po prokuroria, pse nuk fillon nje hetim, per kete krim mjedisor, shume te rende dhe mjafte te dukshem? Ndiqni videot, shikoni lumin Gjanica dhe pergjigjia eshte aty, prej shume vitesh tashme.
Te gjithe jane te kapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb