Një makinë e përmbytur, shumë kate të para të banesave dhe bizneseve nën ujë. Kjo është panorama e frikshme që vjen nga qyteti i Laçit.

Reshjet e shiut dhe prurjet e mëdha të përroit që kalon në qytet kanë bërë që shumë lagje të përmbyten.

Kryetarja e bashkisë Laç Majlinda Cara, i bën apel për ndihmë qeverisë. Ajo tha para mediave se bashkia ka dërguar pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit projektin e rehabilitimit te përroit, i cili është ngushtuar edhe nga ndërhyrjet e paligjshme, por deri me tani asnjë përgjigje. Vet banorët e prekur nga përmbytjet kërkojnë nga shtetit që të ndërhyrjet për përroin, i cili paraqitet si kërcënim serioz për ta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: