Nëse ka një ekip pretendent për titull dhe nëse ka një skuadër për t’u mundur, ajo është Manchester City. “Qytetarët” bëjnë gjithçka mirë, fitojnë, dhurojnë spektakël dhe në fund nuk llogarisin aspak as rivalët e Manchester United.

Triumfi 6-3 i ditës së sotme në Etihad nuk ka nevojë për shumë koment. Djemtë e Guardiolës zgjidhën sfidën që në pjesën e parë duke shënuar 4 herë në portën e mbrojtur nga De Gea falë dopietave të Foden dhe Haaland.

Pak nga gjërat e bukura që dhuruan “Djajtë e Kuq” ishte ai eurogol i Antonyt në fillimin e pjesës së dytë. Gjithsesi, Haaland nuk lë hapësira për një mrekulli të mundshme të ekipit të Ten Haag, pasi “tund rrjetën” për të 3-tën herë sot.

Manchester City nuk do e linte me kaq, pasi Foden do thellonte akoma më shumë avantazhin. 2 gola ngushëllimi edhe nga Martial, pak minuta para vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

U mbyll kështu kjo sfidë, pa shumë histori, ky triumf me siguri do mbahet mend gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: