CECENI- Dasmat në Çeçeni për nga tradita mbahen si më të veçantat, pasi përfshijnë një rit zakonesh me festë disa ditore, duke kërcyer, e kënduar. Por pavarësisht kësaj, nusja nuk mund të jetë pjesë e shumë prej këtyre festimeve.

‘Daily Mail’ i ka kushtuar një artikull një dasme të një pasaniku çeçen, ku duket se është menduar gjithçka deri në detaje. Nusja, e veshur sipas zakonit, mban veshur një fustan me dantellë.


Por ajo çka bie në sy në këtë dasmë është fakti se dhëndri merr nusen me BMW X5, ndërsa nuk mungon dhe shkrepja e armës. Video në fjalë është kthyer virale për shkak të këtyre elementeve. Për më tepër shihni pamjet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: