Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

700-800 gr mish viçi
250 gr bizele
250 gr mashurka
1 qepë të thatë
2 qepë të njoma
1 presh (pjesa e bardhë)
1-2 speca të kuqe
½ spec jeshil
1-2 speca djegëse
1 karrotë
3-4 domate
4-5 lgj vaj ulliri
1 gotë verë
1 filxhan lëng mishi
Kripë, piper, rigon, nenexhik

Përgatitja

Pastrojmë barbunjat nga fijet dhe i presim në mes. Grijmë imët qepën e thatë, qepën e njomë dhe preshin, ndërsa specat dhe karrotat i presim në kubikë të vegjël.

Hedhim vajin e ullirit në tenxhere dhe sapo të ngrohet vendosim mishin të prerë në kubikë mesatare. E spërkasim me pak kripë dhe piper dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë pak ngjyrë. Më pas shtojmë qepën e thatë, preshin, karrotat, specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shuajmë mishin me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë specin djegës, qepët e njoma dhe domatet. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për 20 minuta.

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar përvëlojmë bizelet dhe barbunjat, i kullojme dhe i shtojmë në tenxheren me mish duke shtuar dhe 1 filxhan me lëng mishi të ngrohtë. E lemë gatimin të vazhdojë zierjen dhe për 15 minuta. Pasi të jetë gati, fikim sobën dhe rregullojme shijen me kripë, piper, rigon dhe nenexhik.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: