TIRANË

Avokati i Elton Metaj, 31-vjeçarit që vrau ish-gruan e tij Sabrina Bengaj ka folur sot me tone të ashpra në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, duke kërkuar që klienti i tij të mos cilësohet kriminel pa vendosur gjykata.

Kjo gjë ka ngjallur zemërimin e gazetares dhe moderatores Evis Ahmeti e cila i është kthyer me të njëjtën gjuhë, duke e cilësuar Metajn kriminel gjakftohtë.

Ndiqni debatin
Kujtim Cakrani: Letra ishte kërkesë e të akuzuarit sepse është anatemuar, jo kriminel etj, etj dhe do të bëjë publike fakte.

Evis Ahmeti: Pse Eltoni pretendon se nuk është kriminel. Kriminel është. E pamë gjykatën njëherë se si veproi.

Cakrani: Nuk mundeni të cilësoni një person që është nën hetim. Lëreni ligjin. Ju flisni në anën morale, unë flas nga ana juridike. Përdoreni termin kriminel pasi të japë vendimin gjykata. Ai ka të gjithë të drejtën e tij. Pikërisht nga këto që thoni ju, donte të fliste. Ju nuk e lini. Është e drejtë e tij kushtetuese të mbrohet. Kanë vrarë me miliona njerëz dhe janë mbrojtur nga studio avokatie të famshme. Ka të drejtën të mbrohet.

Ahmeti: Ka të drejtë të mbrohet, por jo nga ana morale.

Cakrani: Zoti Visha unë nuk kam nxjerrë as hetimet, nuk kam prishur as hetimet, thjesht ka bërë publike faktet e tij. Duhet të marrin fund këto, jo kriminelë e terma të tillë. I kurseni këto. Është person nën hetim. Fjala kriminel në këtë vend ka nisur në ’45 e nuk mbaroka kurrë.

Evis Ahmeti: Si ta quajmë Elton Metajn, na e thuaj ti. Ai e mbështolli armën me peshqir, veproi me gjakftohtësi. Është autor i ekzekutimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb