Lokomotiva e Zagrebit po përballet me Rijekën në kampionatin kroat, me 45 minutat e para që kanë përfunduar 2-1.Një nga më të mirët për vendasit ishte Enis Çokaj. Lojtari shqiptar realizoi golin e dytë për Lokomotivën, me një gjuajtje tejet të bukur.

Musafirët do rihapnin llogaritë e takimit me një tjetër futbollist kuqezi. Bernard Karrica shtangu portierin nga goditja e dënimit, me “gardianin” që në këtë rast nuk mund të bëjë asgjë. Me interes pritet pjesa e dytë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb