Ndeshja e Europa League mes të Lyon dhe Besiktas solli trazira mes tifozëve para se të fillonte deh për këtë shkak nuk filloi si gjithë ndeshjet e tjera por nisi me vonesë dhe përfundoi me fitoren e francezëve me rezultatin 2-1. Por ajo që bëri bujë ishte përplasja e mëdhe e tifozëve francezë dhe atyre turk para fillimit të ndeshjes, ku në rrugët e Lyon është derdhur shumë gjak. Megjithatë, asgjë nuk ka përfunduar në rrugë sepse sherri vazhdoi edhe brenda shkallëve të stadiumit. Turma të mëdha të tifozëve të të dyja taborëve janë vërsulur njëra-tjetrës, duke shkaktuar përplasje dhe rrahje të mëdha. Në internet janë duke qarkulluar video të shumta që tregojnë për dhunën dhe rrahjen e frikshme të tifozëve në mes vete. Videot më poshtë tregon qartë se çfarë ka ndodhur:

 


(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: