TIRANE-Këngëtari Noizy ka publikuar në faqen e tij në Instagram disa pamje të rëndë, ku shihet teksa qëllon me grushte një burrë, që është i gjakosur.
Por, e vërteta është krejt e kundërt, pasi gjithçka qenka pjesë e një filmi, ku një prej aktorëve do të jetë edhe reperi.
Në krah të videos së publikuar në Instagram, Noizy ka shkruar: ‘Në telashe’. Pak ditë më parë ai deklaroi se do të ishte pjesë e filmit me titull ‘Blind’, ndërsa të gjithëve do të na jepet rasti që të shohim Noizy-n edhe si aktor.
(ed.me/BalkanWeb)