Brilant Martinaj, 22-vjeçari që është një prej 3 viktimave të atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës, përveç përfshirjes në vrasjen e dy ish-efektivëve të policisë, është i njohur edhe për miqësinë e tij me këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi.

Martinaj edhe më parë është parë në videot apo fotot e postuara nga Stresi me rrethin e tij shoqëror, por takimin e tyre të fundit së bashku duket se e kanë pasur në Kosovë.

Këtë e tregon një video e publikuar në rrjetet sociale ku reperi i njohur shihet krah Martinaj në një sallon flokësh për dje. Në këto pamje Martinaj shihet teksa qëndron i ulur në kolltukun e sallonit estetik.

Qëndrimin e 22-vjeçarit përtej kufirit e konfirmoi edhe gazetarja e News24, Klodiana Lala gjatë një lidhje live nga vendngjarja, teksa tha se ai ishte largua drejt Kosovës pas vrasjes së ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb