“Pa fjalë”. Nuk është e domosdoshme të shpjegojmë me shumë atë që kanë përjetuar lojtarët, tifozët, drejtuesit e Ajax.

Ajax Status
Ajax Status

Statusi i tyre në Twitter pas eliminimit në Champions flet më shumë se gjithçka tjetër. Të humbasësh mundësinë për të qenë në finale vetëm në minutën e 95-të dhe pasi ke shpërdoruar një avantazh të dyfishtë është shumë e rëndë, një dramë e vërtetë sportive.

Për të ngushëlluar holandezët ka menduar Tottenham. “Gjelat” i janë përgjigjur po në Twitter:

Tottenham Status
Tottenham Status

“Keni mirëkuptimin tonë. Komplimente për rrugëtimin fantastik në Champions. Do të riktheheni”, lexohet në statusin e Tottenham
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: