Dalin pamjet e vendngjarjes ku ndodhi atentati sot në ora 15:00 në Balldren të Lezhës, ku mbetën të vdekur 2 persona që dyshohet se janë burrë e grua.
Identifikohet një nga viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës i cili u qëllua me armë zjarri teksa lëvizte me një automjet “Audi” Q7 së bashku me bashkëshorten.
Ai është Kreshnik Mujeci, sipas gazetares Xhensila Kodra.
Sakaq, ende mbeten të paqarta rrethanat e tjera të ngjarjes.
Nga pamjet në vendngjarje, shihet makina e bërë shoshë nga plumbat.
