Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë djem, të moshës rreth 10–13 vjeç,
Sipas informacioneve paraprake nga terreni, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.
