Manchester City ka përmbysur Tottenham në Etihad Stadium, duke triumfuar 4-2 dhe duke u pozicionuar e dyta me 42 pikë.

Të besuarit e Contes mbyllën pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dy gola në fund, për të treguar se janë vërtetë ekip i fortë këtë sezon. Kulusevski dhe Emerson Royal “tundën rrjetën”, duke dërguar në festë tifozërine londineze.

“Qytetarët” do futeshin në pjesën e dytë me tjetër dëshirë dhe do mundnin të vendosnin ekuilibrat shumë shpejt, me Alvarez dhe Haaland. Përmbysja e madhe do vinte në minutë ne 65-të, me Mahrez, algjeriani më pas do nxirrte një tjetër gol në limite nga repertori i tij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: