Jemi mësuar me figurën e egër, të fortë, me raste të dhunshëm dhe aspak të butë të policit, por ja që ka dhe përjashtime. Ndoshta Drejtoria e Policisë së Tiranës ka zgjedhur efektivët më të sjellshëm e babaxhanë për të kontrolluar qytetarët më të vegjël të Shqipërisë, fëmijët. Një polic shihet në video teksa futet në furgon dhe pyet fëmijët për rripin e sigurimit. Gjuha dhe toni i tij janë shumë miqësor, duke iu krijuar një hapësirë komunikimi fëmijë shumë të ngrohtë. Pas mbarimit të detyrës, polici ka dhe një porosi për fëmijët: Të mësojnë sa më shumë.

 

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar në të gjithë territorin e Tiranës kontrollin në mjetet që transportojnë nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit, për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë qarkullimit me mjet.

Kontrolli ka qenë i drejtuar si nga drejtuesi i mjetit ashtu dhe nga pasagjerët si dhe për kontrollin teknik të mjetit. Këtë kontrolle kanë si qëllim sigurinë e jetës së nxënësve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb