Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

300 gr fileto pule
Vaj ulliri
3-4 lugë gjelle salcë teriyaki
1 thelpi hudhër
Fara susami
1 spec të kuq
1 spec jeshil
100 gr quinoa
200 ml ujë
Pak kripë
Një dorë edamame (bishtaja soje)

Përgatitja
Fileton e pulës dhe specat i presim në rripa dhe e kalojmë në tigan me vaj ulliri. Shtojmë thelpin e hudhrës të grirë imët dhe vazhdojmë skuqjen në temperaturë mesatare derida pula të gatuhet dhe perimet të zbuten. Shtojmë salcën teriyaki dhe vazhdojmë gatimin për pak minuta duke shtuar më pas farat e susamit.

Ziejmë quinoan me ujin, derisa uji të avullojë, i vendosim kapakun me peshqir poshtë për 5 minuta dhe fikim sobën. Shtojmë vajin e ullirit dhe pak kripë. Bishtajat edamame i kalojmë pak në vaj ulliri në tigan dhe ia shtojmë quinoas. E servirim bashkë me mishin e pulës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: