Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 litër qumësht
130 gr sheqer
40 gr miell 00
40 gr miell semola
3 vezë
50 gr gjalpë
Lëkura e një limoni
Vanilje

Për koren lart:
1 vezë
3 lugë sheqer
2 lugë ujë
Pak gjalpë

Përgatitja

Vendosim 800 ml qumësht të ngrohen me sheqerin.Bashkojmë 2 miellra dhe rrahim vezët me 200 ml qumësht. Shtojmë miellin dhe i trazojmë bashkë. Shtojmë vanilje dhe lëkurën e limonit.
E kalojmë masën te qumështi i ngrohtë dhe e trazojmë sa trashet.
Më pas e kalojmë në një tavë të lyer me gjalpë. Rrahim vezën me sheqerin dhe ujin dhe ia shtojmë nga lart kremit me disa copa gjalpë.
E pjekim me 200 gradë për 35-40 minuta.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: