Një tjetër denoncim vjen nga një profesor i Shkencave të Natyrës se vijon shantazhi për mospjesëmarrjen e pedagogëve në protestë.

Kreu i sindikatës së pedagogëve për Tiranën, Qazim Lataj tha për gazetarin e News24, Mario Merhori se në fakultet ka pasur shantazhe, pasi dy prej kolegëve të tij po vijojnë mësimin.

“Nesër më 20 tetor, para Universitetit Politeknik, të gjitha universitetet publike janë në protestë. Ftojmë dhe studentët që të bashkohen në protestë. Bojkotim ka pasur te të gjitha, por në disa fakultete ka qenë e pranueshme pjesëmarrja. Do të vijojmë protestën deri në plotësimin e peticionit të 30 gushtit. Jemi të bashkuar, shantazhet na forcojnë më shumë. Kush e ndjen se protesta jonë është e ligjshme, i ftojmë në protestë. Ka pasur nja 2 persona sot në mësim, nga sa e sa klasa dhe auditorë.”, tha profesori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb