Një tym i zi dhe flakët pranë godinës së Kongresit Amerikan kanë alarmuar autoritetet amerikane, të cilët kanë urdhëruar menjëherë rrethimin e institucionit.

Gjithçka ndodhi pasi shtëllunga të mëdha tymi u panë në afërsi të Kapitol-it, duke bërë që institucionet e sigurisë të jepnin alarmin duke iu thënë punonjësve që të mos dilnin në dritare dhe “të mbronin veten në çdo mënyrë”, teksa e quanin si një “kërcënim nga jashtë”.

Më pas, policia njoftoi se tymi i madh erdhi për shkak të djegies së batanijeve dhe disa pajisjeve të tjera që një i pastrehë kishte poshtë një ure prane Capitol-it.

Gjithçka po ndodh vetëm dy ditë para inagurimit të Joe Biden si President i SHBA-ve, ndërsa autoritetet janë duke kontrolluar me imtësi nëse mbështetës të Trump-it kanë plane për të ndërhyrë në çdo mënyrë në këtë ceremoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb