Ashtu sikurse ishte parashikuar moti i keq ka mbërritur edhe në Greqi duke prekur qytetin e Florina-s dhe disa qytete të tjera.

Breshëri  goditi qytetin e Follorinës të dielën pasdite duke goditur edhe një herë të korrat, duke i dhënë një goditje finale, siç thonë fermerët, prodhimit bujqësor të zonës.

Në një njoftim zyrtar autoritetet greke  u shprehën se pritet parashikim i  jashtëzakonshëm i përkeqësimit të motit sot të dielën dhe nesër të hënën me stuhi të forta që do të shoqërohen në vende me breshër dhe përkohësisht nga erëra të forta.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: