Një zjarr ka rënë në varrezat e fshatit Dilbnisht në Kurbin duke i djegur pothuajse totalisht.

Ka qenë kryeplaku i fshatit Sandër Gega që ka njoftuar zjarrfikësen e Kurbinit e cila ka mbërritur menjëherë dhe mbas disa orësh ka arritur të fikë zjarrin. Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 dhe sipas kryetarit të fshatit Gega, janë djegur 90% e terrenit.

“Ne i bëjmë thirrje bashkisë Kurbin që të ndërhyjë në rehabilitimin e gjithë varrezave të dëmtuara”, u shpreh Gega. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i këtij zjarri kanë qenë qirinjte e ndezur nga të afërm të të ndjerëve, por policia po heton për të zbardhur të plotë ngjarjen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb