Shqipëria do të presë Izraelin në orën 20.45 në Air Albania, në kuadër të Nations League. Pas atij barazimi në Rejkjavik të Islandës, synimi i kuqezinjve janë 3 pikët e para të grupit.

Mbështetja për të besuarit e Edy Rejas nuk do mungojë. Tifozët kanë filluar të grumbullohen, edhe pse jemi disa orë përpara fillimit të takimit.Këngë, valle, dëfrim dhe kërcim. Kjo është ajo që shikojmë nga lojtari i 12-të rrugëve të Tiranës dhe një atmosferë e tillë pritet të jetë në Air Albania, në shkallët e stadiumit.

 

 

Si gjithmonë, edhe këtë herë, përkrahja ndaj Kombëtares do jetë në maksimum, për t’i dhënë një shtysë së madhe ekipit për fitore.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb