Etika është kodi i përgjithshëm i sjelljes që supozohet të respektohet kur jeton në shoqëri. Qëllimi i sjelljes etike është përmirësimi i vlerës morale në shoqëri. Fjala “Etikë” do të thotë filozofi morale ose parime morale dhe standarde të sjelljes.
Vlerat dhe etika në shërbimin publik i referohet parimeve ose kodit të sjelljes që zbatohen çdo ditë, gjatë komunikimit dhe shërbimit ndaj publikut të gjerë.

E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çelaekspertja e Merita Muçaj tregoi se “sjellja etike” ka mungesa të mëdha në vendin tonë.
“Shpesh herë kur ti e shpërndan mirësinë tënde që është pjesë e etikës, artikulimin e mirë apo dhembshurinë quhesh një person jashtë kohës dhe kontekstit.

Jetojmë në një botë me shumë kompromise dhe manipulime por ndryshe nga ne në shoqëritë perëndimore kanë kuptuar që sjelljet etike të krijojnë një jetë më të qetë. Njeriu gjatë gjithë jetës kërkon lumturinë dhe atë e sjell paqja dhe komforti, e këto të fundit t’i sjellin raportet e mira”- tha Muçaj në News24.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: