TIRANË

Gazetarja e “BalkanWeb” Klodiana Lala ka ndjekur nga afër situatën nga zona e Ish-Kënetës, ku shumë banorë janë në ankth dhe në zi për humbjen e të afërmeve si pasojë e tërmetit shkatërrimtar.

Një e moshuar nga lagjja nr.18 bën apel që  të ndërhyhet për të larguar një shtëpi të prishur në këtë zonë, pasi sipas saj ajo rrezikon të shkatërrojë banesën e vajzës së saj.  Ajo thotë se rënia e saj mund të kthehet në tragjike për jetën e së bijës dhe fëmijëve të saj.


“Kam frikë për jetën e vajzës dhe të fëmijëve. Nuk kam hall, sepse le të rrinë rrugëve, por t’ia largojnë atë banesën e shkatërruar. Banesa është ngjitur me të. Ne kemi tre ditë që bëjmë thirrje. Të vijnë këtu në lagjen nr.18. Kemi çuar numra telefonash dhe nuk është marrë fare kush me to. Tani a nuk bën me e shemb atë ndërtesë.  Të vdekurit vdiqën, ju po i vdisni edhe të tjerët. Të paktën të gjallët të mbani  dhe jo t’i kaloni në depresion”-tha e moshuara për mikrofonin e “News24”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb