TIRANE

Memoriali turk, i vendosur në kodrat e liqenit artificial me rastin e rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është dëmtuar gjatë natës. Siç duket edhe në video, persona të paidentifikuar kanë thyer një pjesë të memorialit.

Memoriali u vendos në kodrat e Liqenit Artificial më 15 korrik në nderim të viktimave të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, në të janë gdhendur emrat e personave që humbën jetën në këtë ngjarje. Vendosja e memorialit u shoqërua me debate e kundërshti, ku nuk munguan edhe protestat kundër ngritjes së tij. Pak kohë më parë, momeriali u rrethua me letra higjenike si shenjë kundërshtie për vendosjen e tij në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: