Milani u rikthye te titulli kampion në Serie A, pas disa vitesh mungesë. Lojtarët nuk kanë festuar vetëm në rrugë, por shumë prej tyre kanë zgjedhur të bëjnë diçka të tillë edhe në rrjetet sociale.Futbollisti i “Djallit”, Zlatan Ibrahimovic ka bërë një postim në Twitter, ku shkruan: “Unë flas, unë eci”. Në Video është shkëputur një pjesë nga një intervistë e dikurshme, kur pyetej nëse Interi ishte apo jo për Scudetto, ndërsa përgjigja e suedezit ishte e thjeshtë “Jo”.

40 vjeçari luajti 23 ndeshje këtë sezon. Shifra janë të kënaqshme, pasi ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 assiste.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: