The Sun ka arritur të sigurojë pamjet filmike që tregojnë momentin e rrëzimit të një avioni të Pakistan International Airlines, i cili ra mbi një zonë të banuar pranë Karachit.

Foto të jashtëzakonshme të realizuara në vendngjarje tregojnë dhe momentin kur një i mbijetuar nxirret jashtë prej avionit të shkatërruar.

Mësohet se piloti i mjetit ka humbur kontrollin e tij për shkak se ka pasur probleme me të dy motorët. Bankieri Zafar Masood i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit dhe në foto shihet duke buzëqeshur pas episodit që mund t`I kishte kushtuar jetën, prej të cilit ka dalë cuditërisht vetëm me disa kocka të thyera e gërvishje.

“Faleminderit shumë. Zoti u tregua mëshirëplotë”, ishin fjalët e tij. Tragjedisë duket i ka shpëtuar dhe një person i dytë, por të tjerët mendohet se nuk kanë qenë kaq me fat. Avioni kishte në bord 91 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi.

Për të parë VIDEON klikoni KETU

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb