FIER- Mundohet të mbrohet nga kamerat, ka vënë kapuçin e xhupit në kokë dhe ecën me hapa të shpejtë në drejtim të gjykatës.

Ky që shihni në videon e siguruar nga “BalkanWeb” është 24-vjeçari Aldo Ymeraj, hackeri nga Fieri që u arrestua në Tiranë pak ditë më parë me urdhër të FBI, pasi ishte pjesë e një rrjeti të madh hakerash që shisnin të dhëna të vjedhura të kartave të kreditit.

I shoqëruar nga disa policë, i riu ka mbërritur mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së Fierit, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
aldo-ymeraj-i-arrestuar

aldo-ymeraj-i-arrestuar-1

aldo-ymeraj-i-arrestuar-2

aldo-ymeraj-i-arrestuar-4
Aldo Ymeraj njihet ndryshe edhe me epitetin “Kubanezi” në rrjetin “In fraud we trust”, ku ai bënte pjesë.

I riu u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një fletë arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion në disa shtete për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010.

Grupi ku Aldo Ymeraj bënte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare, ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane.

Përveç Ymerajt janë edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofken “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende. Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb