Pamjet që shihni janë vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja e rëndë pranë Xhamllikut në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar i dënuar për drogë si dhe një kalimtare e rastit.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku tregon skenën që ndodhi pikërisht para shkollës ‘Niket Dardani’. Në pamje shihet se si kalimtarja, shtetasja me inicialet M.P., e cila mbeti e plagosur në këmbë aksidentalisht, pasi polici qëlloi në drejtim të Orges Bilbilit, teksa ky i fundit tentonte të arratisej, futet nga efektivët në një makinë policie.

Ndërkohë që pak më larg shihet ende i shtrirë përtokë, me pranga në duar i riu, që mbeti i plagosur në këmbë. Nga ana tjetër dëgjohen punonjësit e policisë, të cilët ftojnë qytetarët që të largohen nga zona, ndërkohë që ata lejohen që të lëvizin përgjatë një orari, pasi kanë marrë lejen e daljes. Gazetarja Bezat bën me dije se vajza është transportuar në spitalin e Traumës, ku thuhet se ka marrë vetëm një plumb në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: