Tre persona nga Novi Pazari (Serbi) janë plagosur nga të shtënat me armë, që ndodhën të dielën para një lokali në Müller-Strasse të Berlinit.

Sipas mediave të huaja, tre persona u shtruan në spital me lëndime të rënda dhe i dyshuari po kërkohet, raportojnë mediat gjermane.

Sipas zyrës së prokurorit publik më të lartë gjerman, një numër i madh të shtënash u qëlluan përpara një shisha-bari dhe policia mbylli të gjithë lagjen menjëherë pas incidentit.

“Motivet për të shtënat janë ende të panjohura”, citohet të ketë thënë Martin Steiner, një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik.

Tre persona nga Novi Pazar, të cilët ishin ulur në një bar shisha, u plagosën në të shtënat dhe thuhet se 30 plumba u qëlluan në drejtim të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: