PUKE- Gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 u trajtua historia e Vashe Smakës 80 vjeç nga Puka. Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare me pengun e madh në zemër për Vashën e tij. Ai nuk donte që ta linte vetëm. Lidhja e tyre ishte shumë e fortë, ata nuk kishin fëmijë. E moshuara kërkon një dhomë të ketë qetësi në vitet që i kanë mbetur.

“Jam mërzit shumë, kam fukarallëk dhe vuajtje. Mbeta në rrugë të madhe”- thotë Vasha.
RB
I është bërë barrë mbesës që vetë është e sëmurë dhe kushtet i ka të vështira. Krevatin e ka në korridor pasi shtëpia nuk ka shumë hapësire. Vasha prej 10 vitesh kështu endet tek të afërmit. Prej 10 vitesh nuk e ka shtëpinë e saj, pasi i është shkrumbuar.
https://youtu.be/qlIcjMM_4Ys

Gjatë këtyre viteve 80-vjeçarja, ftohtë ka patur në trup dhe në shpirt. Pasi historia u transmetua live në studion e shqiptarëve Sidrit Bejleri tha se kjo nënë meriton një jetë dinjitoze . Mësohet se një pjesë të parave për t’i siguruar Vashës një dhomë e kanë dhëne miqtë e gazetarit të News24 në Pukë Armir Mehaj, ai që solli në emision këtë histori të dhimbshme. Sakaq në studio telefonuan përfaqësues nga banka Credins. Kjo bankë do të plotësojë edhe pjesën e mbetur të shumës për t’i siguruar 80-vjeçares një dhomë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb