Ajax Amasterdam vazhdon mrekullinë në këtë edicion të Champions League, duke hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe. Skuadra holandeze triumfoi në gjysmëfinalen e parë, duke mundur në transfertë 1-0 Tottenham. Dony van de Beek në minutën e 15-të i bëri një suprizë të hidhur të zotëve të shtëpisë, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi me një gjuajtje të saktë brenda zonës.

Edhe pas avantazhit, miqtë ishin më të rrezikshëm, duke kontrolluar lojën në fushën e anglezëve. Nga ana tjetër, Totenham nuk arriti të reagojë në mënyrën më të mirë, duke u dorëzuar përpara tifozëve të tij. Për biletën e finales së Champions, duhet pritur edhe sfida e kthimit që do të luhet në Amsterdam, por “nipat e Johan Cruyff” që vazhdojnë të mrekullojnë Europën dhe janë shumë pranë suksesit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb