Vllaznia vijon të marshojë me hap kampioni, nuk arrin ti ndal as Apolonia, me shkodranët që e mbyllën ne avantazh pjesën e parë.

Golin e epersisë për ekipin e Brdaric e realizoi Ardit Hoxhaj në minutën e 40-të.

Pas fitores kundër Apolonisë fundjavën e shkuar, Teuta duket se ka lënë pas atë ngërç të madhe në fazën e parë, përballë Skënderbeut mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një goli të realizuar nga Dejvi Bregu.

Në avantazh 1-0 e mbyllin pjesën e parë dhe Laçi. Përballë Bylis vendosi goli i shënuar nga Xhixha në minutën e 33-të. Në barazim pa gola përfundoi pjesa e parë ndërmjet Partizanit dhe Kastriotit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb