Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, shfaqet vendimtar për Peskarën. Në javën e gjashtë të Serisë A, bomberi lushnjar i dha ekipit të tij një pikë në transfertën e vështirë ndaj Xhenoas.

19-­vjeçari u fut në lojë në minutën e 70-ë duke zënë vendin e kapitenit Ledian Memushaj, dhe në të 86-­n u shfaq në vendin dhe kohën e duhur për të shfrytëzuar një pasim të Zampanos nga e djathta. Për sulmuesin kuqezi ky është goli i dytë me fanellën bardhekaltër, pas atij kundër Sasuolos në javën e dytë.

Pas golit, bomberi 19-vjeçar festoi në stol pikërisht me Memushajn, ndërsa në minutën e fundit Manaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Ndërkohë, pas debutimit kundër Milanit, Thomas Strakosha ishte sërish titullar sot për Lacion në duelin e fituar 2-0 kundër Empolit në shtëpi.

Në kampin mik, mbrojtësi Frederik Veseli u la në stol edhe pse prej dy ditësh është zyrtarisht në dispozicion të trajnerit Martushelo për t’u aktivizuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb