Ka nisur prej orës 20:00 të mbrëmjes së sotme protesta e 8-të kombëtare e opozitës, e cila nuk ka kaluar pa tensione, megjithëse nuk ka patur fjalime si herët e tjera.

Pas hedhjes së molotovëve dhe përgjigjes nga ana e policisë me ujë dhe gaz lotsjellës, mbështetësit e opozitës nuk kanë ndalur së protestuari duke kërkuar që policia të heqë autobotin nga Bulevardi dhe të lejojnë mbështetësit e PD të marshojnë sipas organizimit.

Momente tensione kanë vijuar edhe pasi drejtuesit e lartë të PD i kanë kërkuar policisë të mos provokojë, ndërsa protestuesit kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të policëve.

Disa protestues janë konfrontuar dhe fizikisht me forcat e policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb