Kryeministri Edi Rama do të vijojë sot turin e takimeve me diasporën, në Milano, ku do të takojë bashkatdhetarë të cilët jetojnë, punojnë e studiojnë në vendin fqinj.

Takimi do të zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, afër qytetit e Milanos, në orën 11:00.

Në lidhje me eventin, Rama ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se po niset nga Rinasi për atë që e konsideroi si “vallja e dytë kuqezi në Europë”.

Kryeministri ndau me ndjekësit edhe një video që pasqyronte punimet e bëra në stadiumin e Milanos në përgatitje për eventin.
Ram a shtoi se ky stadium ka më shumë kapacitete se ai i Athinës, duke indikuar se pjesëmarrja në Itali do të jetë edhe më e madhe.

“MIRËMËNGJES
dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, shlroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: