Shtetet e Bashkuara shkatërruan dy raketa anti-anije të rebelëve Houthi që ishin drejtuar në Detin e Kuq dhe ishin gati për lëshim.

Kështu thotë Komanda Qendrore e SHBA-së, duke nënvizuar se forcat amerikane identifikuan armët në zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen dhe përcaktuan se ato përbënin një kërcënim. Forcat amerikane shkatërruan raketat në “Vetëmbrojtje.

Ky veprim do të mbrojë lirinë e lundrimit dhe do t’i bëjë ujërat ndërkombëtare më të sigurta”, thuhet në një deklaratë të Centcom.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb