Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit po përshkallëzohen rrezikshëm pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi. Sipas asaj që raportohet nga mediat kineze, stërvitjet ushtarake që Kina vendosi të mbajë rreth Tajvanit, kanë nisur.

Stërvitja ushtare po mbahet në një sërë fushash rreth Tajvanit, në disa raste vetëm 20 kilometra nga brigjet e tij  dhe do të zgjasin deri në mesditën e së dielës.

“Forcat e armatosura të Kinës filluan sot stërvitjet në shkallë të gjerë në zonat përreth Tajvanit”, tha transmetuesi shtetëror CCTV.

Këto janë stërvitjet më të mëdha ajrore dhe detare kineze të organizuara ndonjëherë rreth ishullit, i cili ka qeverinë e vet, por që Pekini e konsideron një provincë të shkëputur, të destinuar për t’u ribashkuar me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme.

Stërvitjet po zhvillohen si hakmarrje për vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në fillim të kësaj jave, të cilën Pekini e konsideroi si një fyerje dhe provokim të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: