TIRANE

Në fjalën e tij në ceremoninë që përkujton dialogun ndërfetar dhe harmoninë fetare në Shqipëri, (Aleanca SHBA-Shqipëri) në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, Zëvendes Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan, Munr Kazmir, vlerësoi lart figurën e Sokol Bejlerit, Anëtar nderi i Kongresit Hebraik Amerikan, ndërsa gjeti rastin për ta falenduar atë,  dukue kujtuar edhe një histori personale, të përjetuar prej të dyve në SHBA.

“Këto janë lidhjet tona të para që më kanë sjellë një marrëdhënie të fortë me Sokol Bejlerin dhe nuk do të kishte kuptim nëse nuk e shfrytëzoj këtë mundësi për ta falenderuar atë që më njohu me këtë tokë të mrekullueshme. Si një burrë modest, Sokoli asnjëherë nuk dëshiroi të kishte përfitime, sidoqoftë jam i sigurtë se ndihem i detyruar t’i mundësoj atij vlerësimin që meriton. Sokoli erdhi në SHBA vite me parë me pak para dhe pa njohje.

Një nga vajzat e tij u përfshi në një aksident dhe u kërkua një operacion të specializuar. Operacioni do t’i paguhej nga spitali si bamirësi. Shoku im Sokoli nuk i pranoi paratë. Për shkak të krenarisë së tij, ai bëri atë cfarë mendoi se ishte e drejte. Ai siguroi të ardhurat për familjen e tij. Ai i qëndroi parimeve të tij edhe në momentet më të vështirë. Sot ai është një burrë i mrekullueshëm dhe i respektuar në New York dhe përtej. Ai është lider i komunitetit të tij që e do vendin e tij.

Ne kemi bashkëpunuar në një sërë projektesh duke përfshirë edhe në një shkollë në vendin tim, Pakistan. Sokoli është vlerë e kombit tuaj dhe i shqiptarëve kudo. Faleminderit Sokol.” u shpreh Zëvendes Presidenti i Kongresit Hebraik Amerikan, Munr Kazmir.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb