Vllaznia po përgatitet për ndeshjet europiane ndaj Linfield. Shkodranët ndodhen në Bosnjë-Hercegovinë, ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Drejtori sportiv i klubit, Elvis Plori ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i kënaqur. Duke filluar me kushtet këtu në Bosnjë, janë kushte me të vërtetë të mira, si në hotel, si ambientet, si fusha e stërvitjes, nga të gjitha bashkë jemi shumë të kënaqur. E them me bindje se ka qenë një javë plot me ngarkesa, ka qenë një javë që ka shkuar mjaft mirë dhe jam shumë i kënaqur deri tani.

Jemi mirë. kemi pasur dy probleme të vogla me Grudën, i cili që nga momenti që kemi ardhur ka shfaqur disa probleme, por tani është bashkuar me skuadrën dhe është i gatshëm që t’i shërbejë dhe në ndeshjet miqësore. Po ashtu edhe Sala është bashkuar me grupin. Të tjerët kanë qenë shumë në rregull, me përjashtim të disa lojtarëve që kanë pasur mundësi fizike sipas testeve dhe po bëjnë një punë shumë të mirë. Edhe stafi po bën një punë jashtëzakonisht të mirë. jam i kënaqur me të gjithë, pasi po bëjnë një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Të them të drejtën skuadra ka marrë një farë forme. Ka pasur shumë largime, me ndryshimet në skuadër që do ta tregojnë në vazhdim se si janë të gjitha afrimet që kanë ardhur. Është një skuadër që është e organizuar. Një pjesë është e re. Po ndjekim një filozofi të re në skuadër. Kemi afruar lojtarë që kanë një moshë të re dhe kemi bërë të gjitha kontratat afatgjate. Do të ndërtojmë një Vllazni që mos të jetë vetëm sot për sot, por një Vllazni më jetëgjate. Lojtarët të jenë më të qëndrueshëm në skuadër. Gjithashtu duke i parë dhe mundësitë e lojtarëve, forma e mirë dhe problemet që kanë pasur sezonin e kaluar dhe afrimet e reja, në fund duhet të bëjmë një organizim të ri lojtarësh, të cilët duhet të jenë shumë të etur për të luajtur. Duhet të tregojnë që vlejnë për të luajtur futboll. Kjo është ideja dhe filozofia jonë.

Unë mendoj se është një Vllazni që do të konkurrojë fortë. Është një Vllazni që ka një organizim perfekt. Kanë një dëshirë shumë të madhe për të punuar dhe të gjitha këto më bëjnë të jem optimist. Por ne nuk e kemi mbyllur akoma merkaton. Shpresoj që para ndeshjes së parë në Europë të kemi një ose dy afrime të tjera. Gjithsesi do shikojmë dhe paraqitjen që do të bëjmë në Europë dhe pastaj të formojmë ekipin. Të mos nxitohemi. Kjo është arsyeja pse unë mendoj mos të marrim shpejt lojtarë. Nuk dua që të marrë lojtarë dhe të ngrohin stolin. Lojtarët që do të afrohen te Vllaznia do të jenë lojtarë që kanë një të ardhme.

Shorti na ka rezervuar një skuadër që ka një histori, ka një traditë dhe ka ngjashmëri me futbollin anglez, por ne shkojmë me bindje dhe me entuziazmin e skuadrës që në fund do t’ia arrijmë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb